Familja Tramezani reagon për ‘lidhjen’ e vajzës me Sadikun (FOTO)

Spekulimet e ditëve të fundit në mediat online për një lidhje të mundshme të Sadikut më vajzën e ndihmës trajnerit të Kombëtares shqiptare, ka ngjallur një reagim të ashpër nga gjithë familja Tramezani.

Fillimisht ka qenë vajza Dezire Tramazani ajo që ka mohuar cdo lajm që qarkullon në media duke theksuar se ajo është e fejuar.

“Ka qenë vetëm një foto miqsh e postuar në Instagram. Unë jam tifoze me Shqipërinë. Jam e fejuar dhe kjo çështje më ka hapur jo pak punë”, shkruan ajo në Instagram.

Për lajmin në fjalë ka reaguar edhe dy prindërit, Albena Petrova dhe Paolo Tramazani të cilët kanë mohuar për një lidhje të mundshme të vajzës së tyre me Sadikun.

“Unë jam shumë mirë, përveç rezultateve të sotme që na eliminojnë. Por, mbetet ky gëzim i madh për atë që ishte gjithë kjo eksperiencë dhe gjithë atë që bënë djemtë. Por, e di për atë që është shkruar apo të paktën më thanë për Dezin dhe Armando Sadikun. Është e panevojshme të të them se nuk është absolutisht e vërtetë. Kjo gjë më mërziti shumë. Dhe i vjen shumë keq dhe Dezit. Pra, nëse është mundësia të sqarohet, do të doja shumë”, theksoi Tramezani për newsport.al.

“Këto janë fjalë pa lidhje. Është skandal diçka e tillë. Jemi shumë të mërzitura për atë që është publikuar”, u shpreh nëna e vajzës, Albena Petrova.

desire-dhe-flamuri-1024x597-700x408

Temat
SportVend

Të afërta