Showbiz

A pranohet agjërimi i femrave “të lazdruara” të estradës…? Përgjigjet hoxha

By Egzona Krasniqi

June 23, 2016

Shumë artistë shqiptarë janë shkëputur ose distancuar nga arti për shkak të besimit të tyre. Ngase profesionet që kanë bien ndesh me disa rregulla që feja islame i përcakton.

Këndimi i këngëve (përjashtuar këtu ilahitë) vallëzimi, zhveshja , dehja e disa veprime të tjera sipas besimit islam interpretohen “haram”.

Por pavarësisht kësaj anëtarë të estradës edhe pse janë në dijeni, vazhdojnë aktivitet e tyre “të ndaluara” me fenë islame. Për më shumë këtë e bëjnë edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit,

Valltarja e klubit të natës “Kobra City”, Donjeta Kosumi apo e njohur me nofkën “Kallashi”, në fillim të muajit të Ramazanit është deklaruar së do agjëroj mandej edhe do fal Namaz.

Por mbrëmjeve ajo vazhdon të bëjë punën e saj të zakonshme; vallëzon në klub ku konsumohet alkooli dhe lëshohet muzikë shfrenuese.

Pastaj modelja Shkëndije Mujaj, e njohur për fotot gjysmë-nudo, thotë që beson në Allah dhe agjëron muajin e shenjtë të Ramazanit.

Por ajo edhe përgjatë këtij muaji vazhdon me postime provokative, ku nxjerr foto gjysmë e zhveshur ani pse, fesë së cilës ajo i përket, i ndalon rreptësishtë këto gjëra, aq më tepër në këtë muaj të shenjtë.

Edhe këngëtarja Fjolla Morina është duke agjëruar, e cila poashtu në sy të publikut shihet si një femër provokative, për këngët, fotot dhe videoklipet që i bënë.

Ajo realisht kohët e fundit është distancuar paksa nga muzika, jo për shkak të besimit, por për shkak të vajzës së vogël për të cilën duhet të kujdeset.

Së fundmi ajo ka pësuar edhe aksident komunikacioni , që ka mundësi të ketë ndërprerë agjërimin.

Por a pranohet agjërimi i besimtarëve pavarësisht që veprat e tyre bien ndesh me normat e Islamit, apo vetëm kotë po qëndrojnë pa ngrënë dhe pa pirë 18 orë?! Përgjigjen e jep hoxhë Ahmed Kalaja.

I pyetur nga Magazina.al, ai thotë që as për këta persona por as për veti nuk mund të dimë në Allahu e pranon agjërimin.

“ Nëse agjërimi plotëson kushtet kriteret është i saktë, a e pranon a jo Zoti ketë se themi dot as për vetë”, thotë Kalaja.

Ndërsa në pyetjen se si ka mundësi që një person 11 muaj te mos jetë në rrugë të Allahut dhe për një muaj të kthehet në këtë udhë, ai thotë së Allahu është i gjithëmëshirshëm

“Mëshira e Zotit është me e madhe se qe përfytyrojmë ne”, ka thënë mulla Ahmedi.