Kanë vetëm pak ditë, që e kanë lançuar këngën dhe klipin e tyre më të ri.
Por numri rekord i klikimeve në Youtube i ka mahnitur edhe vetë Noizyn dhe Encën. Në vetëm pak ditë kënga “Bow Down” ka marrë më shumë 5 milion klikime.
Të dy këngëtarët na kanë informuar në Instagram për ‘boom-in’ e klikimeve të këngës së tyre. “Askush sun tna nali” thotë Enca në Instagram.
“Andddddd 5.000.000 Hera fundit Qe e postoj pasi nuk e shoh te nevojshme 😉 Love you All #BowDown #TheBaddest @encahaxhia”, shkruan Noizy.
Temat
Showbiz