Trump: Hillary është gënjeshtare e klasit të parë

Kandidati i mundshëm nga Partia Republikane për President të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot kritikoi ashpër rivalen e tij nga demokratët, Hillary Clinton, duke thënë se ajo është “një gënjeshtar e klasit të parë”, dhe nuk është mjaftueshëm e aftë që të jetë presidente.

“Hillary Clinton është ndoshta personi më i korruptuar ndonjëherë se nuk është aspak mirë që ajo kandidon për presidente,” tha ai, transmeton Indeksonline.

Ajo është një gënjeshtare e “përsos politikën me përfitim personal dhe vjedhje”, asaj i mungon aftësia për të vlerësuar dhe kjo nuk mund të jetë gruaja e parë si Komandant Suprem i Shteteve të Bashkuara, shtoi ai.

Trump ka reaguar pas kritikave të djeshme të Hillary Clinton e cila ka thënë se fitorja e tij do të ishte një katastrofë për ekonominë amerikane.

Ajo gjithashtu përsëriti se temperamenti i Trumpit është i papërshtatshëm për të udhëhequr vendin.

Trump, në anën tjetër, tha se nuk e përshkruar veten si një mendimtar po që ai do t’i mbrojë punëtorët amerikanë nga sistemi i krijuar nga ana e politikanëve si Clinton.

“Politikat e saja të turpshëm i kanë kushtuar Amerikës mijëra jetë dhe triliona e triliona dollarë “, ka thënë Trump.

Temat
BotëLajme

Të afërta