Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri do të presë nesër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin dhe grupin parlamentar të këtij subjekti.
Temë e takimit pritet të jetë situata mbi urën e lumit Ibër dhe kufijtë administrativ të Mitrovicës, ka thënë Bahtiri në Klan Kosova.
Kreu komunës së Mitrovicës ka disa herë që tregon afërsi me udhëheqësit e Vetëvendosjes, të cilët kishin vizituar këtë komunë edhe më parë.
Ndërkohë, subjekti të cilit i takon Bahtiri (AKR), po afrohet edhe më shumë me VV-në, duke pasur parasysh edhe koalicionin në kryeqytet.