Për dy muaj janë arrestuar 238 persona për pedofili online

Vetëm në 2 muaj janë vënë në pranga në Kaliforni dhe akuzohen për ngacmimin e të miturve 238 persona.

Arrestimi i tyre vjen si pjesë e një operacioni të shtrirë në të gjithë Amerikën, që deri më tani ka çuar në prangosjen e rreth 1400 personave, përfshirë një besimtar dhe një biznesmen.“Operation Broken Heart III” nisi dy muaj më parë nga task forca për Krimet në Internet kundër Fëmijëve, pjesë e Agjencisë së Drejtësisë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lajmi u komunikua me anë të një deklarate për shtyp nga zyrtarë të policisë së Los Angeles.Të gjitha arrestimet lidhen me akuza të posedimit dhe shpërndarjes së pornografisë të fëmijëve, shfrytëzim seksual të fëmijëve, prostitucion dhe turizëm seksual të fëmijëve.E përditshmja amerikane “Los Angeles Times”, bën me dije se fokusi kryesor i autoriteteve mësohet se ka qenë ndërveprimi në internet.

Hetuesit përdorën pajisje specifike për të dalluar imazhe eksplicite.Falë këtij operacioni u arrit të shpëtohej një 6 – vjeçar, që një person me shtetësi australiane po tentonte ta blinte me qëllim shfrytëzimin e tij.

Temat
Përgjithshme

Të afërta