Paralajmërojnë shkencëtarët: Do të shpërthejë “Dera e Xhehnemit” (Video)

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se vullkani Hekla i cili ndryshe njihet edhe si “Dera e Xhehnemit”, i cili ndodhet në Islandë, mund të shpërthejë në çdo moment.

Sipas informacioneve të fundit, aktiviteti i llavës në brendësi të vullkanit i cili ndodhet në jug të vendit është rritur shumë pas dy shpërthimeve të fundit, shkruan DailyMail.

Profesor i gjeofizikës në Universitetin e Islandës, Pall Einarsson, në një deklaratë për web-faqen Visir në Islandë, ka theksuar për nevojën e anulimit të organizimeve turistike në afërsi të vullkanit për shkak të rrezikut që ai paraqet.

Ai gjithashtu ka thënë se Hekla është një prej vullkaneve më të rrezikshme në botë.

Temat
BotëLajme

Të afërta