Botë

Nga sulmet ajrore vriten 18 civilë në Raqqa

By FIRST CHANNEL

June 22, 2016

Aktivistët thonë se të paktën 18 civilë janë vrarë në sulmet ajrore në qytetin sirian Raqqa, selia e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS), raporton BBC.

Sipas observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, mbi dhjetëra njerëz u plagosën të martën.

Ai tha se ende nuk janë në gjendje për të përcaktuar se kush ka kryer sulmet, edhe pse një grup tjetër fajëson avionët luftarakë rusë, transmeton KosovaPress.

Gjatë ditës së sotme ka pasur sulme të tjera ajrore në Raqqa, por për këto sulme thuhet se janë kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS-it.