Mos e humbisni: Gjyshja që hidhet nga aeroplani (Video)

Një gjyshe nga Massachusetts, e ka festuar ditëlindjen e saj të 87-të në një mënyrë interesante.

Ajo është hedhur me parashutë prej mbi 4 mijë metra lartësi, transmeton lajmi.net.

Organizimin e kësaj ngjarje e kanë bërë fëmijët e Janis Lefebre. Videoja është postuar në Youtube.

“Nëna ime e guximshme sapo u hodh nga aeroplani”, ka shkruar biri i saj.

“Për herë të parë ishte perfekte”, ka thënë gjyshja, pasi ka përfunduar me sukses hedhjen me parashutë.

“Kjo eksperiencë ishte sikurse ju doni të shkoni përsëri lartë dhe të hidheni që të shikoni pamjet e mrekullueshme. Unë nuk do të hezitojë që ta bëj këtë gjë përsëri”, ka thënë 87-vjeçarja.

Temat
Fun

Të afërta