Showbiz

Majk këtë muaj publikon këngën e re

By Dijart Dyla

June 22, 2016

Reperi i njohur Majk, shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri.

Edhe pse ka pak ditë që prej publikimit të “Ajo” në bashkëpunim me Ghetto Geasyn, Majk nuk do të presë shumë për këngën e re.

Siç ka mësuar portali koha.net, Majk gjatë muajit gusht do të vijë me këngën e tij më të re.

Mbetet të shihet nëse Majk do të vijë me këngë solo apo duet.