Ky është qyteti më paqësor shqiptar

Rrethi i Përmetit është zona me numrin më të vogël të veprave penale të regjistruara në shkallë vendi. Sipas drejtuesve të gjykatës së Përmetit numri i veprave penale ka ardhur duke u ulur nga viti në vit.

Gjatë vitit 2014 në këtë rreth u regjistruan 77 vepra penale ndërkohë që gjatë 2015 gjykata regjistroi në total 72 çështje të tilla.

“E veçantë është se këto vepra penale cilësohen me rrezikshmëri shoqërore të ulët ndërkohë që prej vitesh në Përmet nuk janë regjistruar krime të rënda”, shprehet kryetari i gjykatës Pashk Gjatci.

Ndërkohë edhe gjatë këtij viti në Përmet janë regjistruar një numër i vogël veprash penale.

Një ndikim të rëndësishëm për shkallën e ulët të kriminalitetit në Përmet ka kultura qytetare e kësaj zone me tradita.

Me nisjen e sezonit turistik të këtij viti institucionet e drejtësisë, strukturat e Policisë së Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese po bashkëpunojmë me komunitetin për shmangien e ngjarjeve të rënda që cenojnë rendin dhe sigurinë publike në Përmet.

Temat
LajmeRajon

Të afërta