Fun

Kthehet gjallë e shëndosh, megjithëse kishte ‘vdekur’ para tri vitesh (Foto)

By FIRST CHANNEL

June 22, 2016

Në Hunan të Kinës, një burrë me të meta psikike ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më kurrë.

Pas është kërkuar për një kohë të gjatë, Policia e ka njoftuar familjen, se Ma Jinxiang ka vdekur në një aksident trafiku dhe trupi tij është dërguar në krematorium, transmeton Telegrafi.

Madje, familjarët e kanë marrë hirin e tij, dhe e kanë vendosur në një varr, ku kanë shkuar shpesh për tu lutur.

Por, tri vite më vonë, Ma është kthyer në shtëpi, dhe analiza e ADN-së ka vërtetuar se është pikërisht ai, e jo ndonjë mashtrues.

Mësohet se burri që i përkiste një familje të pasur, është mbajtur në një fabrikë, ku është detyruar të punojë përkundër vullnetit të tij, derisa është nxjerrë jashtë duke u konsideruar si i paaftë.

Në fotografinë e publikuar më poshtë, mund të shihni varrin e tij, të dekoruar me dy luajë ari.