Botë

Juncker paralajmëron Britaninë: Asnjë negociatë në rast largimi nga BE

By FIRST CHANNEL

June 22, 2016

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi sot se nuk do të ketë asnjë fazë tjetër negociatash me Londrën në rast se vendi largohet nga Bashkimi Evropian.

“Politikanët britanikë dhe zgjedhësit britanikë duhet të jenë të përgatitur se nuk do të ketë asnjë fazë tjetër negociatash, në rast se Britania largohet nga BE”, deklaroi Juncker gjatë një konference shtypi me kancelarin gjerman, Christian Kern.

“Jashtë do të thotë jashtë”, u shpreh ai.

Në Referendumin, në të cilin do të vendoset nëse Britania do të qëndrojë në BE apo të largohet, kanë të drejtë vote 46 milionë njerëz, transmeton KosovaPress.