Ja gabimet e grimit që tregojnë lodhje

Grimi është përditshmëri për femrat, të cilat i kushtojnë mjaft shumë rëndësi. Por, për t’u dukur bukur edhe grimin duhet bërë në mënyrë të duhur.

Më poshtë po ju sjellim disa gabime që bëni me grimin, e që ju bëjnë të dukeni e lodhur.
Zgjidhni ngjyra monotone

Grimi është i nevojshëm të mos aplikohet gjithmonë njësoj. Shpesh herë duhet të eksperimentoni. Përdorimi i ngjyrave të lehta në grimin tuaj do t’ju tregojë më të freskët dhe më të rinuar.

Përdorni laps të zi në sytë tuaj

Pavarësisht se lapsi i zi mund t’ju tregojë tërheqëse, ju duhet ta eliminoni atë nga përdorimi i përditshëm. Sytë tuaj me laps të zi duken mjaft të lodhur.

Ju përdorni shumë pudër

Pudra, sado e mirë të jetë ajo e bën fytyrën tuaj të duket e lodhur, aspak e freskët dhe bllokon poret nga ajrosja.

Ju përdorni ngjyra të errëta në sy

Zakonisht femrat përdorin grinë në sytë e tyre. Ky është gabimi i madh i grimit, sepse përveç që dukeni të lodhur, dukeni edhe më në moshë.

Temat
Shëndet

Të afërta