Gjyqtari i ndeshjes Serbi-Shqipëri ka sërish në dorë fatin e kuqezinjve në EURO 2016

Duket si ironi e fatit, por arbitri që gjykoi ndeshjen Serbi-Shqipëri në vitin 2014 në Beograd, do të arbitrojë edhe ndeshjen e sotme mes Hungarisë dhe Portugalisë, nga rezultati i së cilës varet edhe fati i Kombëtares sonë nëse do të kalojë grupin A.

Anglezi Martin Atkinson në një farë mënyre do të ketë në dorë indirekt fatin e Shqipërisë me arbitrimin e ndeshjes së sotme, nga e cila Shqipëria pret medoemos fitoren e Hungarisë ndaj Portugalisë.

Arbitri anglez jo pak herë ka bërë gafa në ndeshje të ndryshme, një gjë të tillë e bëri edhe në 2014 kur Shqipëria luajti kundër Serbisë, duke mos ndjekur në mënyrën e duhur procedurat e rregullores së UEFA-s për protokollin e ndeshjes.

Gafat e tij u evidentuan edhe në raportin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Shpresojmë që gafat e Atkinson(nëse do të ketë të tilla), të mos jenë në favor të portugezëve.

Temat
SportVend

Të afërta