Gati për një mrekulli: Ndeshjet sot dhe shanset për Shqipërinë

Një mrekulli mund ta kualifikojë Shqipërinë pasi sot Kombëtarja me shumë mundësi do të renditet jashtë katër vendeve të treta më të mira, të cilat do të vijojnë garën në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Sot luhen kater ndeshjet e tjera ku me shumë interes pritet përballja e orës 18:00 mes Hungarisë dhe Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Ndeshja tjetër e vlefshme për Grupin F, ndërmjet Islandës dhe Austrisë do të vendosë ekipin që do vazhdojë të jetë pjesë e ‘Euro 2016’.

Në këto dy përballje Shqipërisë i duhet një fitore e Hungarisë ndaj Portugalisë e kombinuar me çfarëdo rezultati në ndeshjen mes Islandës dhe Austrisë. Në orën 21:00 do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit për fazën e grupeve ku Italia do të kërkojë fitoren ndaj Irlandës ndërsa Belgjika do të përballet me Suedinë.

Në këtë Grup, Shqipërisë i intereson një fitore e Italisë dhe Belgjikës, për të vazhduar ëndrrën e Francës.

Temat
RajonSport

Të afërta