Këngëtari Blero Muharremi, ka folur për herë të parë pas publikut të klipit “Ta ha gojën”, i cilësuar nga shumë media si këngë e kopjuar.
Projekti arriti rreth 150 mijë klikime në orët e para të lansimit, në mesin e kritikave se projekti është vjedhur nga Willy William i cili është autor i këngës “Ego”.
Në deklaratën e tij për Telegrafin, Blero i cili shpërthen si kurrë më parë, hedhë poshtë këto akuza, duke kërkuar nga të gjithë që madje ta raportojnë këngën dhe t’ia dërgojnë vet autorit Ëilly Ëilliam që nëse ka shkelje të bllokohet projekti, gjë që sipas tij kjo nuk mund të ndodhë sepse është autentik.
“Shumë herët është të flasim për projektin. Ende s’kanë kaluar 24 orë kështu që tek pas një jave mund të them se si e kanë pritur. Për ndryshe, definitivisht kemi lënë shpirt në këtë projekt, kemi shkrirë mend dhe mbi të gjitha kur dalin komentues anonim dhe akuzojnë është për keq ardhje”.
“Sidoqoftë, kohëve të fundit publiku shqiptar është hutuar sepse disa njerëz të vetquajtur gazetar, bëjnë shkrime të kota dhe akuza pa më kontaktuar mua dhe autorët tjerë të këngës, vetëm për klikime të tyre. Ata janë fajtorët kryesor pse publiku është i hutuar jo vetëm për mua, por edhe për artistë të tjerë”.
“Tash i vjen që ne vetëm të bëjmë muzikë me sharkia dhe të mos kultivojmë muzikë moderne, se në momentet që bën diçka moderne, qenka e vjedhur? Edhe një gjë, merreni linkun dhe dërgoni kompozitorit të këngës “Ego” dhe ai mund ta largojë nga YouTube e ta bllokojë dhe të më akuzojë nëse unë kam thyer të drejtën autoriale. Por, ajo nuk do të ndodhë kurrë sepse nuk ka të bëj me vjedhje. Bile, është shumë origjinale. E mira është që njerëzit kanë vesh dhe vlerësojnë vet, nuk i besojnë gënjeshtrave të gazetarëve të ndryshëm të inspiruar prej dikujt”, potencoi Blero në deklaratën e tij për Telegrafin.
Duket se këngëtari nuk ka pritur mirë këto akuza, teksa projekti vazhdon të dëgjohet ashtu si këngët tjera verore shqiptare të lansuara kohë më parë, të cilat po ashtu u akuzuan për kopje.