Showbiz

Butrinti flet për prezantuesen që e puthi (Foto)

By Egzona Krasniqi

June 22, 2016

Ka kohë që kanë filluar thashethemet për një lidhje të mundshme mes Butrint Imerit dhe prezantueses së Top Channel, Kiara.

E gjitha nisi pas ngacmimit dhe puthjes që prezantuesja i dha live në emision këngëtarit të njohur.

Dyshja u panë sërish bashkë duke shtuar akoma dyshimet se mes tyre po ndodh diçka, por del të mos jetë e vërtetë, pasi i kontaktuar nga GazetaExpress, Butrinti mohoi gjithçka.

“Me Kiaren jemi miq shumë të mirë dhe besoj do të mbetemi të tillë. Gjithë kjo gjë është më shumë fryerje nga mediat se sa reale”, tha artisti, i cili nuk e mohon se Kiara i pëlqen si duket, transmeton InfoPress.

Ndryshe Butrinti sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me Eleni Foureira.