‘Ajo’ kënga më e re nga Ghetto Geasy dhe këngëtari Majk po ka një sukses të madh në tregun muzikor.
Ky bashkëpunim i dytë mes artistëve, zgjoi interesimin e fansave për shkak të këngës por edhe klipin në të cilin mori pjesë modelja shqiptare Xhesika Berberi.
Mirëpo, ditë më parë, në mediet kosovare ka qarkulluar lajmi se për këtë klip para Xhesikës është ftuar të merr pjesë modelja dhe prezantuesja e njohur Antigona Sejdiu, e cila nuk e ka pranuar këtë ofertë.
E kontaktuar nga Gazeta Express, ajo ka sqaruar se përse ka bërë një refuzim të tillë.
“Po, kam qenë e ftuar për të aktruar në këtë videoklip, por për shkak të angazhimeve të mia personale ka qenë e pamundur pjesëmarrja”, janë fjalët e saj.
Edhe pse Antigona nuk mori pjesë, modelja tjetër Xhesika Berberi përmes videos i është dhënë mundësia për ekspozimin e bukurisë së saj edhe pse u kritikua për dukjen e njëjtë me modelen me famë botërore, Gigi Hadid.