Një profesor matematike nga New Yorku i cili ka 22 fëmijë dhe një “rrugës”, shumë prej të cilëve thuhet se janë “konceptuar” në VC-të publike.
Siç shkruajnë mediat e huaja, Ari Nagel ka dhuruar spermën e tij për gra të tjera për gati një dekadë, përcjell Telegrafi.
Por pasi u zbulua se ai kishte dhuruar spermën e tij, gruaja e tij, nëna e tre fëmijëve, Roxanne, është e nervozuar me të.
Nagel, i cili thotë se lidhja e tyre nuk ka qenë edhe aq romantike, megjithatë thotë se gruaja e tij ishte në dijeni se ai ishte duke bërë një gjë të tillë, por se nuk e mbështeste atë.
“Ajo gjithmonë ka kërkuar që të jem i rregullt, një bashkëshort tradicional”, ka shtuar më tej ai.
40-vjeçari tha se ai dhe gruaja e tij ishin në një marrëdhënie të përkushtuar, kur djali i tyre kishte lindur në vitin 2004, dhe rreth një vit më vonë ata u bënë burrë dhe grua, transmeton Telegrafi.
Por në një pikë, ai tha se martesa e tyre u vu në pyetje, duke vënë në pah faktin se ata filluan të flenë në dhoma të ndara.
Së bashku, ata kanë një djalë 12-vjeçar dhe dy vajza, të cilat janë të moshës dy dhe pesë.
