Me ardhjen e çdo sezoni të ri, parfumierët nxjerrin në treg aroma të ndryshme të lehta për t’u hedhur direkt e në lëkurë.
Çdo sezon aromat tona të preferuara përshtaten me temperaturat e jashtme. Në verë, aromat janë të lehta, të freskëta dhe me lule. Ato mund të hidhen direkt në lëkurë për të përhapur aromë gjatë gjithë ditës. Por parfumet evoluojnë në varësi të lëkurës dhe të momentit kur ne i hedhim.
Parfumi zbehet paksa në fund të ditës, por gjatë drekës ne gjithmonë zbulojnë esenca të reja të tij. Një parfum tregon shumë për karakterin dhe temperamentin e një gruaje kështu që përdorimi i tij nuk duhet neglizhuar. Në varësi të karakterit, zgjidhni aromat që ju përshtaten.
Cilat janë aromat e duhura për sezonin e verës? Këtë verë, ju do të gjeni shumë parfume me bazë trëndafili, kjo aromë është ideale për karakteret e qeta dhe të ëmbla. Tek parfumet me lule ju do të gjeni gjithashtu lule të bardha, aroma e tyre është argëtuese dhe e sofi stikuar në të njëjtën kohë. Parfumet me aromë freskie pylli dhe vanilje, thelbësore çdo sezon, do të jenë edhe këtë verë të preferuarit tuaj. Sugjerimi ynë për parfumet e kësaj vere është kolonja e freskët Eau Spontanée, L’occitaine en Provence. Kjo kolonjë e papërshkrueshme zbulon një spontanitet të freskët me një zemër limoni të përzier me fruta të ëmbla. Kolonja përmban vaj esencial bergamot dhe ekstrakt të shegës mesdhetare.
Gjatë ditë të nxehta vere ne ju propozojmë përdorimin e deodorantëve. Janë të domosdoshëm dhe shumë efektivë edhe për në verë! Ata janë në gjendje të mbajnë lëkurën të pa irrituar, ju japin freski të këndshme, parfum dhe butësi për orë të tëra. Ju këshillojmë të provoni Cherry Blossom Roll-On, L’occitaine en Provence. Ai ofron delikatesën dhe butësinë, me aromën dhe shijen e këtij fruti në një formulë të koncentruar. Roll-on është krijuar me një ekstrakt qershie nga Provence. I paketuar në një shishe të kuqe ai të kujton frutin e qershisë. Ai mund të mbahet lehtësisht në kuletë ose çantë dhe ka një aromë që zgjat gjithë ditën./Living/