Versioni i ‘T’lagi me shampanjë’ me të cilin qesh edhe vetë Majki! (Video)

‘Ajo’, një prej krijimeve muzikore që konkuron fuqishëm për primatin e hitit të verës u komentua dhe u prit gjatë edhe pa u publikuar fare.

Pasi u publikua si projekt, u përfol për ngjajshmëri me ‘Bella’ të Maitre Gims por një ndër pjesët që mori më së shumti vëmendje ishte ajo e Getoar Selimit që plot shtatë herë vazhdimisht përsërit pjesën ‘t’lagi me shampanjë’.

E kjo pjesë është modifikuar në mënyrë qesharake nga një i ri që jetesën e siguron përmes pastrimit të xhamave të automjeteve në rrugët e kryeqytetit ku edhe ka takuar Majkin.

Këtij të fundit pa përtesë i ka interpretuar versionin e tij ‘t’lajna me shampon’ i cili ka bërë që këngëtari të shkrihet së qeshuri.

Temat
Showbiz

Të afërta