Turqia arreston tre aktivistë të lirisë së shtypit

Autoritetet në Turqi kanë arrestuar tre persona nën akuzat se kanë bërë “propagandë terroriste”.

Sipas mediave turke, bëhet fjalë për përfaqësuesin e Reporterëve pa Kufij, Erol Onderoglu, gazetarin Ahmet Nesin dhe akademikun Sebnem Korur Fincanci.

Arrestimet vijnë pavarësisht presionit të Bashkimit Evropian mbi Ankaranë për të ndaluar persekutimin e akademikëve dhe të gazetarëve.

Tre të arrestuarit raportohet se kanë marrë pjesë në një fushatë solidariteti, në mbështetje të gazetës pro-kurde Ozgur Gundem, transmeton Rel.

Gazeta është e njohur për mbulimin e çështjeve kurde dhe të konfliktit midis ushtrisë turke dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Kjo e fundit kërkon autonominë e kurdëve, por Qeveria turke e konsideron atë si një organizatë terroriste.

Reporterët pa Kufij kanë thënë se “ka rënie të pabesueshme të lirisë së shtypit në Turqi”.

Temat
BotëLajme

Të afërta