Ministri dorëhiqet, të akuzuarit tjerë vazhdojnë punën

Ferid Agani nuk është i vetmi zyrtar i lartë publik që është liruar nga pozita e ministrit, pasi ndaj tij Prokuroria ka ngritur aktakuzë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë janë të akuzuar edhe Gani Shabani, sekretar i përgjithshëm, Remzije Thaqi, kryeinspektore e Farmacisë, Gani Bajraktari, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë, etj,.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka liruar nga detyra ministrin e Ambientit, Ferid Aganin.

Lajmin për lirim nga detyra të Aganit e ka konfirmuar përmes një komunikate për medie Qeveria e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me kërkesë të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, e ka liruar atë nga kjo detyrë. Këtë vendim kryeministri, Isa Mustafa, e ka marrë sot”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Qeverisë së Kosovës dërguar medieve të hënën.

Këtë vendim kryeministri, Isa Mustafa, e ka marrë pasi vetë Agani, tash ish-ministër i Ambientit, ka kërkuar nga kryeministri ta lirojë nga detyra kur ndaj tij u ngrit një aktakuzë për dyshime të keqpërdorimit të pozitës sa ai ishte ministër i Shëndetësisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta