Jacqui Ryland, një modele e cila bën rreth 100 selfie në ditë, ka zbuluar se varësia nga hormonet që e bëjnë të duket më e re po i rrezikon jetën.
Mamaja e tre fëmijëve nga Worcester ka pranuar në shfaqjen e Channel 5, Body Freaks, se i di efektet negative që kanë injektimet por thotë se është bërë e fiksuar.
“Hormonet HGH të përmirësojnë lëkurën, të bëjnë të dukesh më e re dhe të rrisnin thonjtë e flokët. Por efektet anësore janë se mund ta bëjnë zemrën të rritet, gjë që është e rrezikshme, dhe nëse keni një qelizë kanceroze në trup, mund ta shumojnë atë në një shkallë të lartë,” – shprehet 29 vjeçarja.
Duke u ndjerë në presion për tu dukur gjithmonë mirë, Ryland shton se nuk mendon të ndalojë ndonjëherë, derisa të vdesë./InfoPress/
Fjalët kyçe
Jacqui RylandTemat
Fun