Kosova rrezikon të mbetet pa ushtri edhe në këtë mandat

Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njohësit e çështjeve të sigurisë kanë bërë me dije se Lista Serbe do të vazhdojë edhe më tutje ta bllokojë formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

Deputetët Rexhep Selimi e Zafir Berisha dhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se duhet të rishikohet mundësia që ushtria të bëhet duke mos e pyetur fare Listën Serbe.

Sipas tyre, nëse ky proces do të varet nga ky subjekt politik, Kosova rrezikon të mbetet pa ushtri edhe në këtë mandat.

FAK

Temat
LajmeVend

Të afërta