Temperaturat e larta kanë pak që kanë trokitur dhe grupet më të ekspozuar ndaj rreziqeve që sjellin ato janë padushim të vegjëlit dhe të moshuarit. Mjekët japin disa këshilla që mund t’i zbatoni për të mos u “mposhtur”
Dush me ujë të vakët
Bëni një banjë me ujë të vakët. Nëse keni kohë të lirë, mjafton të shkoni dy orë në pishinë për të notuar. Një efekt i vërtetë freskues.
Konsumoni lëngje
Evitoni mundësinë që të pini sa më shumë ujë dhe shumë shpejt. Është më mirë të mbani një termus me vete për të hidratuar organizmin, duke pirë në sasi të vogla dhe të rregullta ujë gjatë gjithë ditës. Ndërsa në lokal, para se të porosisni një pije, merrni një gotë ujë të gazuar me një fetë limoni. Kjo ju ndihmon të shuani etjen, duke u larguar nga pijet me sheqer. Përgatit një çaj në shtëpi. Për një alternativë të shëndetshme dhe që të shuan etjen duhen vetëm dy bustina çaj, limon dhe mjaltë. Filtroje dhe çajin e vendos në frigorifer.
Bëni ecje
Gjatë fundjavës ecni në vende të gjelbërta, ose më mirë, në ujë. Lëvizja aktivizon mikroqarkullimin, stërvit fizikun dhe lufton ndjesinë e të nxehtit. Në mëngjes mund të pini një gotë ujë me magnez, që ju ndihmon të rrisni energjinë. Ndërsa para drekës, hani sasi të bollshme frutash, të shtrydhur apo të gjallë, të shoqëruar me fruta të thata, të pasura me Omega 3.
Veshje të lehta dhe pambuku
Veshja ka një rol kryesor në perceptimin e të nxehtit. Për të mos shkuar në shtëpi apo në punë qull në djersë, të stresuar dhe nervozë, duhet të zgjidhni mbi të gjitha këpuce komode, që të mbajnë peshën e trupit pa u lodhur. Më mirë të vishni rroba me ngjyra të çelëta dhe prej pambuku apo linoje.
Shtëpia në sprovën e vapës
Rregulli i gjysheve që gjatë ditës të mbani mbyllur dritaret dhe grilat vlen gjithmonë. Gjatë mbrëmjes hapini për të ndryshuar ajrin. Mos harroni të fikni elektroshtëpiaket që nuk i përdorni, kurseni energji dhe ulni nxehtësinë. Nëse përdorni kondicionerin mos e mbani në temperatura shumë të ulëta.