Lajme

Gjykata e Apelit e vërteton pafajësinë e Visar Ymerit e të Rexhep Selimit

By FIRST CHANNEL

June 21, 2016

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, dhe deputeti i kësaj lëvizjeje, Rexhep Selimi, janë shpallur të pafajshëm edhe nga Gjykata e Apelit për përleshjen para Kuvendit të Kosovës, në vitin 2012.

Duke e vërtetuar vendimin e shkallës së parë, Apeli e ka hedhur poshtë ankesën e prokurorisë pasi që e ka vlerësuar si të pabazuar.

Ymeri e Selimi së bashku me Besart Bujupin akuzoheshin për lëndim të lehtë trupor të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, të njohur si Kamishi.

Në vendimin të cilin e ka siguruar “Koha Ditore” thuhet se kjo gjykatë ka pranuar ankesë nga prokuroria më datën 25 maj të këtij viti, një muaj pas shpalljes së aktgjykimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.