Botë

Del Bosque flet për Pedron

By Dijart Dyla

June 21, 2016

Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Pedro Rodriguez shpërtheu me deklaratat e tij ditë më parë për mos aktivizimin me Spanjën.

Por pas akuzave të mëdha nga mediat spanjolle dhe tifozët e ndryshëm, ka ardhur edhe reagimi i trajnerit Vincente Del Bosque.

Numri një i Spanjës ka thënë se nuk ka pse ta qortojë Pedron i cili ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur.

“Pedro është në mesin e 12 lojtarëve të tjerë që janë në bankë dhe është i natyrshëm reagimi i tij”.

“Ai është profesionist dhe dëshiron të luaj për këtë e kuptoj dhe nuk ka pse të qortohet”, deklaroi Del Bosque.