Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se politikat e kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, janë të dëmshme.
“Një pjesë e retorikës që dëgjoj, tingëllon si e dizajnuar për të radikalizuar të 1.4 miliard myslimanët e botës”, ka thënë Biden.
Më 19 qershor, Trump ka shkuar përtej thirrjeve të tij të mëparshme për të ndaluar përkohësisht hyrjen e myslimanëve në SHBA. Në vend të kësaj, Trump ka thënë se SHBA duhet të bëjë profilin e myslimanëve që tashmë ndodhen në vend.
Me politika të frikës dhe jotolerancës “vihet në pikëpyetje statusi i Amerikës si demokracia më e madhe në historinë e botës”, ka thënë Biden.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen këtë nëntor.
Trump pritet të përballet me kandidaten demokrate, Hillary Clinton.