Futbollistët e Kombëtares kuqezi pritet të shpërblehen me një shumë ta majme financiare së bashku me pasaporta diplomatike, në shenjë mirënjohjeje për fitoren ndaj Rumanisë të vlefshme për Kampionatin Europian.
“Ata janë ambasadorë pa pasaporta, por kryeministri do t’u japë nga një të tillë atyre”, u shpreh presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Pas fitores me Rumaninë, kuqezinjtë e mbyllën në vendin e tretë dhe po presin me padurim performancën e ekipeve të tjera për të mësuar nëse do jenë ose jo pjesë e Kampionatit Europian.
Temat
Sport