Trafik prostitutash nga Ukraina në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Karabinierët në Torino kanë zbuluar një organizatë kriminale që trafikonte vajzave për prostitucion nga Ukraina, transmeton Syri.net.

Tre persona, dy burra shqiptarë dhe një grua ukrainase, janë arrestuar në kuadrin e hetimeve me urdhër të prokurorit të Torinos.

Tre të tjerë ishin arrestuar në qershorin e vitit 2015, kur nisi hetimi.

Organizata siguronte kujdes shëndetësor për vajzat në rast se ato do të duhej të abortonin, organizonte martesa me qëllim që të siguronte lejen e tyre të qëndrimit dhe i dërgonte fshehur në grumbujt e rrobave, paratë e fituara, në Shqipëri.

Temat
LajmeRajon

Të afërta