Showbiz

Si erdhi deri te bashkëpunimi i Butrintit me shqiptaren e famshme në Greqi (Video)

By Egzona Krasniqi

June 20, 2016

Kënga ‘Delicious’ bashkëpunim në mes të këngëtarit Butrint Imeri dhe Eleni Foureira, ka rezultuar i suksesshëm në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm.

Edhe mediet greke e kanë vlerësuar atë si “takim të shijshëm midis dy artistëve”.

Butrinti njihet për sukseset që ka arritur edhe pse është në kohë të shkurtër në skenën muzikore shqiptare. Por ai ka arritur të mbledhë adhurues të shumtë, ndërsa Eleni është shqiptare e famshme dhe e suksesshme në Greqi.

Ideja e bashkëpunimit të tyre erdhi nga menaxheri i Butrintit, ndërsa Eleni në momentin e parë që ka dëgjuar projektet e këngëtarit dhe demon e ‘Delicious’, ka pranuar menjëherë ftesën për bashkëpunim.

Fituesja e show-ut “Just the two of us” i mbajtur në Greqi, Eleni Foureira, ka ngjallur polemika me një deklaratë të mëhershme duke e mohuar se është me origjinë shqiptare.

Eleni ka lindur në Fier dhe në moshën 6 vjeçare ka shkuar në Athinë me familjen e saj për shkak të trazira në Shqipëri në vitin 97, transmeton Gazeta InfoPress.

Arsyeja se përse ajo e ka mohuar se është shqiptare ka qenë për shkak të racizmit të asaj kohe në shtetin grek, dhe kjo e ‘detyruar’ në njëfarë mënyre që ajo mos ta pranojë se nga vjen.

Mirëpo në një intervistë dhënë para dy vitesh, Eleni e ka pranuar me krenari se nga vjen.

Madje ajo e tregon dhe flet shpesh për origjinën e saj duke veçuar këtu deklaratën e fundit në revistën ‘People’ ku tha se ndihet krenare që sot njerëzit në botë të vlerësojnë për artin e jo më për origjinën.