Qytetarët e “kërkojnë” kudo, Agim Bahtiri gjendet në fusha (Foto)

Iniciativa Qytetare për Veprim në Mitrovicë (IQV), ka shpallur të shtunën e javës së në kërkim kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, për shkak të heshtjes së tij kohët e fundit përballë premtimeve se të mërkurën më 15 qershor sipas marrëveshjes së Brukselit duhet të lirohet ura mbi lumin Ibër, shkruan Gazeta Fjala.

Dhjetëra aktivistë të kësaj Iniciative, përmes një aksioni simbolik kanë vendosur pllakate me portretin e kreut të Mitrovices shkruante “Wanted – Mashtrues”.

Mirëpo, kryetari Bahtiri atë ditë kishte vendosur që ta kalojë në fushat e Shalës së Bajgorës. Në këtë vend turistik, Bahtiri ka bërë edhe disa foto në “stilin” e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

“Një ditë vikendi në Shalë të Bajgorës, që është ndër vendet më të bukura në Kosovë”, ka shkruar kryetari Bahtri në Facebook derisa ka bërë publike fotot.

auto_13419095_296173334060519_2252940640366668099_n1466413829 (1)

auto_13450304_296173324060520_3139843983294134132_n1466413827

Temat
LajmeVend

Të afërta