Shpërndarja e Parlamentit erdhi pas procesit të sotëm të votimit, nga rrëzimi i qeverisë së djathtë në muajin janar, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme legjislative që duhet të mbahen përpara mesit të muajit shtator.
Akti i shpërndarjes, që do të hyjë në fuqi më 15 korrik u miratua nga 137 deputetë, kundrejt dy votave kundër dhe një abstenimi.
Lexo edhe: Presidentja kroate kërkon shpërndarjen e Saborit dhe zgjedhje të parakohshme
Zgjedhjet legjislative duhet të organizohen të paktën një vit pas zgjedhjeve të mëparshme, që nuk shënuan një shumicë të qartë.