Sport

Januzaj poston video, por ky futbollist ia “shkatërron jetën” me një koment epik

By FIRST CHANNEL

June 20, 2016

Tashmë tifozët shqiptarë po tallen me atë që e refuzoi fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Adnan Januzajn, i cili postoi dje një video nga përgatitjet për sezonin e ri.

Në mesin e shumë komenteve veçohet një “tallje vrastare” e futbollistit kosovar Agon Ramadani, i cili shkroi: “A po bohesh gati për sonte a? U nime ti ski me lujt”, përcjellë “Lajmi.net”.

Komenti ka shkaktuar të qeshura të mëdha, sepse vërtetë ishte simpatik.