Hoxha: Bashkimi i shqiptarëve është përfaqësuar më së miri me kombëtaren

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se bashkimi i lojtarëve të Shqipërisë dhe ata nga Kosova në kombëtaren shqiptare ka pasqyruar më mirë se gjithçka tjetër çfarë do të thotë bashkimi i shqiptarëve.

“Bashkimi është përfaqësuar në kombëtaren e futbollit, tregon se jemi konkurrent në Europë.

Unë konsideroj se Bashkimi i Kosovës nuk duhet të jetë dominim ndaj njëra tjetrës, por kompletim”, ka thënë Hoxha.

Ai ka vlerësuar lartë paraqitjen e kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Europian që po mbahet në Francë.

“Shqipëria duhet të vlerësohet për maksimumin, nuk ka zhgënjyer askënd, lojtarët kanë dhënë maksimumin, por përveç tyre të gjithë qytetarët e Kosovës u prezantuan për mrekulli”.

“Kanë luajtur me dinjitet. Atmosfera ishte fantastike, dominon shikuesit shqiptarë”.

Temat
LajmeVend

Të afërta