Grupi që refuzon koncertet gjatë muajit të Ramazanit (Foto/ Video)

Pro Band është njëri prej grupeve më të kërkuara në Kosovë dhe nëpër trojet shqiptare nëpër mbrëmje të ndryshme të muzikës popullore por edhe nëpër dasma.

Por, ata sivjet kanë vendosur që të mos këndojnë për Ramazan.

Ofertat mund të jenë tunduese për grupin Pro Band, por ja që ata janë të vendosur.

Sivjet nuk do të këndojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Moni, Toni edhe Ila të tretë janë duke agjëruar dhe për dallim nga vitet e tjera, ku pavarësisht agjërimit kishin udhëtuar për koncerte në qytetet shqiptare të Maqedonisë dhe në Shqipëri, sivjet ata kanë vendosur që muajin e shenjtë të Ramazanit ta bëjnë pushim, deri për ditën e parë të Bajramit ku do të këndojnë tek Hoteli Princi i Arbrit.

proband-1_1466428962-8452330

Temat
Showbiz

Të afërta