Lajme

Drejtori komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, dënohet me tri vjet burg

By FIRST CHANNEL

June 20, 2016

Drejtori komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy të akuzuarit tjerë janë shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në akuzat për keqpërdorim.

Me vendim të gjykatës, Çoçaj është dënuar me tri vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj ndërsa i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg.

Çoçaj që akuzohet se keqpërdori paratë e dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së Remzi Ademaj, nga viti 2008 deri në vitin 2012. /kallxo.com/