Biznesmeni serb më i fuqishëm në Ballkan dënohet me pesë vite burg

Një gjykatë në Serbi e ka dënuar një nga biznesmenët më të fuqishëm të Ballkanit me pesë vjet burg për evazion fiskal.

Gjykata e ka dënuar Miroslav Mishkoviq duke e shpallur fajtor se e ka ndihmuar djalin e tij, Marko Mishkoviq për të shmangur pagesën e 3 milionë eurove në taksa nga kompania e ndërtimit që ishte në pronësi të familjes.

Marko Mishkoviq tashmë është dënuar me 3.5 vjet burg me të njejten akuzë.

Miroslav Mishkoviq ka qenë i afërt me diktatorin serb, Slobodan Millosheviq, ndërsa dikur ka qenë edhe një figurë me ndikim në Serbi.

Ai e kishte ndërtuar perandorinë e tij të biznesit gjatë regjimit të Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta.

Në vitin 2007, pasuria e tij llogaritej në vlerë prej 2 miliardë dollarëve, pasuri kjo që vlerësohet të jetë rritur edhe më shumë deri më tash.

Temat
LajmeRajon

Të afërta