Atmosfera e Tokës po kthehet prapa në kohë, rrezik?

Rreziku – Momenti i ri historik i planetit tonë është diçka unik dhe i papërjetuar më parë. Studiuesit regjistruan se në Antarktidë nivelet e dyoksidit të karbonit nuk kanë qenë të tilla në 4 milionë vitet e fundit.

Kur brezat e ardhshëm të kthehen pas në kohë e të mendojnë për vitin 2016, me shumë mundësi ai do të përmendet si një vit problematik.

Shkencëtarët kanë regjistruar disa të dhëna të cilat nuk japë aspak pozitive për të ardhmen tonë. Kështu në shtresën e akullt të Groenlandës, u regjistrua temperatura më e ulët pranverore ndonjëherë në histori. Gjithashtu, 13 muajt e fundit radhazi, kanë qenë më të ngrohtët ndonjëherë, fenomeni atmosferik “El Nino” ka qenë më i ashpri për shumë vende, duke u shkaktuar telashe të mëdha, dhe për herë të parë për shkak të njeriut u zhduk një lloj gjitari.

Momenti i ri historik i planetit tonë është diçka unik dhe i papërjetuar më parë. Studiuesit regjistruan se në Antarktidë nivelet e dyoksidit të karbonit nuk kanë qenë të tilla në 4 milionë vitet e fundit. Kontinenti i akullt është vendi i fundit në planet që regjistron përqendrimin e jashtëzakonshëm të gazit të serave, transmeton Lajminet.

Observatori i Polit të Jugut regjistroi një përqendrim të dyoksidit të karbonit në 400 pjesë për 1 milionë më 23 maj.

Hera e fundit që ky gaz helmues ishte në të tilla nivele, ishte atëherë kur njerëzit modernë nuk ishin asgjë tjetër veçse një pulitjeje syri e paraardhësve tanë.

“Rritja e dyoksidit të karbonit është kudo, madje edhe nëse shkon sa më larg të jetë e mundur ndaj vendbanimeve dhe civilizimeve”, tha klimatologu Pieter Tans për revistën “Scientific American”.

Duke u kthyer pas në epokën pliocene, klima ishte më e ngrohtë dhe më e lagësht. Të dyja polet kishin temperaturë 7.7 gradë Celsius më të ulëta sesa i kanë tani, ndërkohë që Arktiku ishte i mbuluar plot me pyje, në vend të tundrave. Kurse pjesa tjetër e botës ishte mesatarisht 5 gradë më pak sesa është tani, kurse niveli i detit nga 4.8 metra deri në 40 metra më të larta nga sa janë tani.

Nëse ne i arrijmë ato nivele në vitet 2100 apo 2200, do të ishte katastrofike për rreth 44% të njerëzve, të cilët jetojnë në vendbanime buzë detit.

Por edhe më shqetësuese bëhet e ardhmja, nëse i referohemi parashikimit të NASA-s që parashikon se ndërsa nivelet e dyoksidit të karbonit do të kenë luhatje të vogla, përqendrimi pritet që të rritet edhe më shumë në 455 pjesë për miliona, në vitin 2040.

Nëse kjo ndodh, atëherë nëse ne kthehemi në rrënjët e të parëve tanë, atëherë pasojat do të kenë një efekt vdekjeprurës.

Temat
Fun

Të afërta