Botë

Armando Sadiku ka disa fjalë për Cristiano Ronaldon

By FIRST CHANNEL

June 20, 2016

Armando Sadiku ka thënë fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, zbuloi që ylli portugez është idhulli i tij.

“Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, ai është idhulli im. Nuk ishte aq i mirë në ndeshjen e së shtunës sepse besoj që ka qenë pak i lodhur.

Ai ka fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion me Real Madridin, ka luajtur 50 ndeshje. Ai është lojtari më i mirë në botë”, tha heroi i ndeshjes së djeshme.