Adelina Berisha e pakënaqur me On Records, ja arsyeja që prishi kontratën

Këngëtarja Adelina Berisha dhe labeli ‘On Records’ kanë shkëptur kontratën mes tyre.

E kontaktuar nga Indeksonline, Adelina ka shpjeguar arsyen për këtë prishje të marrëdhënieve artistike mes tyre.

“Po, është e vërtetë që e kemi shkëputur kontratën dhe kjo ka ardhur për shkak se unë nuk jam shumë e kënaqur me punën, unë kam kërkuar më shumë këngë më shumë punë por ata nuk kanë arritur që t’i plotësojnë kërkesat e mia prandaj në mënyrë miqësore kemi ardhur deri te prishja e kontratës” ka thënë Adelina.

Ajo ka theksuar se me menaxhimin e punëve të saj artistike, do të merret prapë nëna e saj dhe se shumë shpejt do të vij me këngë të re e me projekte muzikore.

Temat
Showbiz

Të afërta