U dëbua pas trazirave, huligani rus zotohet: Do kthehem në Francë

Udhëheqësi i ekstremit të djathë të tifozëve rus, i cili u dëbua nga Franca pas përleshjeve me tifozët anglezë dhe trazirave në Euro 2016, është zotuar se do të kthehet sërish në Francë para përfundimit të kampionatit.

Alexander Shprygin i fotografuar në aeroportin e Moskës me një flamur në duar, ka deklaruar se asgjë nuk mund ta ndalë atë dhe 19 huliganët e tjerë të dëbuar që të kthehen në Francë.

Kreu i Shoqatës së Mbështetëse të Kombëtares Rus ishte në mesin e 20 tifozëve të dëbuar nga Franca pas përleshjeve të dhunshme me tifozët anglezë gjatë javës së kaluar.

Temat
BotëLajmeSport

Të afërta