Turqi, konsumojnë alkool gjatë Ramazanit, sulmohen masivisht të rinjtë

Qindra protestues u mblodhën të shtunën në Stamboll në një dyqan disqesh dhe protestuan kundër fansave të Grupit Britanik ‘’Radiohead’’ per shkak të konsumimit të konsumimit të birrës gjatë Ramazanit këtë të shtunë.

Sulmuesit, të mërzitur që njerëzit ishin duke dëgjuar muzikë dhe konsumuar alkool gjatë muajit të shenjtë mysliman, kanë hyrë me forcë dyqanin e qujatur ‘Velvet Indieground’dhe kanë sulmuar punonjësit.

Policia turke ka gjuajtur me gaz lotsjellës, topa uji dhe shkopinj gome për të shpërndarë qindra njerëzit që protestonin pasi disa të rinj morënpjesë në një festë ku kanë konsumuar alkool e vallëzuar.

Agjencia e lajmeve DPA njoftoi se u arrestuan disa persona.

Temat
BotëLajme

Të afërta