Botë

Tre terroristë të dyshuar në Belgjikë akuzohen për tentim vrasje

By FIRST CHANNEL

June 19, 2016

Zyra e prokurorit federal të Belgjikës thotë se tre shtetas të Belgjikës, të arrestuar një natë më parë, janë akuzuar për përpjekje për kryerje të vrasjeve terroriste dhe për pjesëmarrje në aktivitetet e grupit terrorist.

Mëtutje, kjo zyrë ka njoftuar mbrëmë se nëntë të dyshuar të tjerë, që ishin arrestuar gjatë bastisjeve natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës, janë liruar.

Lexo edhe: Planifikonin sulme terroriste, arrestohen 12 persona në Bruksel

Gjatë këtyre bastisjeve në gjithë Belgjikën, ishin arrestuar gjithsej 12 vetë të dyshuar për planifikim të sulmeve të reja terroriste.