Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kamp refugjatësh në Gjermani.
Një 40 vjeçar shqiptar ka qëlluar për vdekje gruan e tij, nënë e dy fëmijëve.
Familja Çiba nga Mati, Shqipëri, mësohet se ishte vendosur në një kamp në Gjermani një vit më parë, raporton BW.
Por mëngjesin e sotëm 40-vjeçari Nerim Çiba, nga fshati Shlli i Matit, ka vrarë gruan e tij Arjana Çiba, ndërsa nuk bëhet ende i ditur shkaku i ngjarjes.
Mësohet se Çiba është person me precedent të mëparshëm penal në Shqipëri.