Botë

Morën pilula ekstazie, 3 vajza 12-vjeçare në rrezik për jetën (Foto)

By FIRST CHANNEL

June 19, 2016

Tri 12-vjeçare kanë përfunduar në spital pasi kanë pirë pilula ekstazie, të ashtuquajturat “Teddy Tablet”.

Vajzat u gjetën mbrëmjen e së premtes jashtë qendrës tregtare “Salford Precinct” në Greater Manchester dhe u dërguan menjëherë në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë, shkruan Mirror.

Lajmi vjen vetëm disa javë pas ndarjes nga jeta të 17 vjeçares Faye Allen, e cila mori një pilulë ekstazie në një klub nate në Trafford, Greater manchester.

Kryeinspektori Chris Walker tha se ata që marrin këto lloj barnash nuk e dinë se çfarë po pinë dhe efektet që ato sjellin, shpesh janë fatale.