Një pjesë e tifozëve që kanë ndërprerë ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Çekisë në Kampionatin Evropian në Francë kanë shtetas të Serbisë dhe Bosnjës, raporton “Slobodana Dalmacija”.
Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga kjo gazetë kroate, siç thuhet, huliganët nuk janë kroatë, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, “Slobodna Dalmacija” thekson se ata janë arrestuar për trazira dhe ndërprerje të ndeshjes në stadiumin “Sant-Etienne” dhe ndodhet në Francë, si dhe ndaj tyre është iniciuar procedura penale.
Disa nga të arrestuarit kishin arritur të blinin fanella të reprezentacionit kroat dhe nxisnin trazira duke bërë që të ndërpritet ndeshja, e cila Kroacisë mund t’i kushtojë me suspendim nga Euro 2016 apo në kualifikimet e ardhshme.
SD po ashtu thekson se ata të cilët nuk kishin blerë fanella në stadium kanë hyrë si civil.
“Kjo dëshmohet edhe me faktin se tifozët kroatë, pas hedhjes së fishekzjarrëve në fushë, ishin përleshur me ata që shkaktuan probleme”, shkruan tutje “Slobodna Dalmacija”.