Një fshatar kolumbian, i hetuar për zhdukjen e një gruaje, ka rrëfyer se ka vrarë 20 persona, përfshi bashkëshorten, dy fëmijët e tij dhe gruan e zhdukur.
Burri 44-vjeçar, Jaime Ivan Martinez Betancurt, u arrestua në Guarne, 25 kilometra larg Medellin, dhe ka pranuar vrasjet, duke rrëfyer se i kishte varrosur kufomat në fermën e tij.
Autoritetet bënë të ditur se kërkimi i trupave do të nisë së shpejti.